LAJMI I FUNDIT:

Restoranti në Amsterdam po i ofron klientëve hapësira të veçanta për të darkuar, ndërsa mbrohen nga coronavirusi

Restoranti në Amsterdam po i ofron klientëve hapësira të veçanta për të darkuar, ndërsa mbrohen nga coronavirusi

Një restorant në Amsterdam të Holandës po i ofron klientëve të tyre hapësira të veçanta karantine, në mënyrë që të mbrohen nga coronavirusi.

People have dinner in a so-called quarantine greenhouses in Amsterdam, on May 5, 2020 as the country fights against the spread of the COVID-19, the novel coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tani për tani shërbimi po u ofrohet vetëm familjes dhe miqve të stafit, ndërsa pritet që të fillojnë edhe rezervimet e ardhshme.


Ndërsa shumë vende fillojnë të lehtësojnë kufizimet nga distancimi shoqëror, kjo lloj darke “në serrë” edhe mund të hiqet.

A group of friend have dinner in a so-called quarantine greenhouses in Amsterdam, on May 5, 2020 as the country fights against the spread of the COVID-19, the novel coronavirus.

“Është super komod dhe i këndshëm dhe ushqimi është i shijshëm”, tha Janita Vermeulen për Reuters.

A waitress wearing a protective face shield arrives to serve wine to friends having dinner in a so-called quarantine greenhouses in Amsterdam, on May 5, 2020 as the country fights against the spread of the COVID-19, the novel coronavirus.

Bëhet e ditur se kamarierët veshin dorëza dhe maska të fytyrës për të lehtësuar çdo rrezik të infeksioneve.

Ata përdorin gjithashtu dërrasa të gjata për të shërbyer darken në mënyrë që të respektohet sa më shumë distanca. /Telegrafi/