Disa replika të ashpra kanë ndodhur në mes të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Driton Selmanaj.
Përplasja ndodhi rreth disa nismave ligjore për pandeminë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Selmanaj në fjalimin e tij pohoi se Osmani mund të sjell nismat ligjore për pandeminë e coronavirusit dhe se do të ketë mendimin e Qeverisë për këto.
“Zonja kryetare me Kushtetutë keni të drejtë të sjellin nisma ligjore, nëse sillni për mendim keni të drejtë të merrni mendimin e Qeverisë”, tha Selmanaj.
Kjo bëri që të reagojë kryeparlamanetarja Osmani, ajo tha se nismat ligjore ka kohë që janë dërguar për opinionin qeveritar, por që këto nisma janë bllokuar.
“Unë sinqerisht nuk po u besoj veshëve se çfarë dëgjova, zv.kryeministri thotë sillni në qoftë së dëshironi me i inicu, sillni për opinion, ka kohë që i kemi sjellë në qeveri për opinion, ka kohë që ky kuvend i ka inicu tri nisma legjislative, prej 25 marsi deri më 3 qershor i keni blloku ju që po thoni është i njëjti popull, po pra është i njëjti popull dhe unë ju kërkova që të sillni nismat që i ka inicu ky kuvend, mos i shikoni emrat”, deklaroi ajo.
Më tej, Osmani pohoi se nëse të tjerëve iu pengon emri i saj, mund ta largojnë por që nuk mund të thuhet se Kuvendi nuk i ka dërguar këto nisma ligjore.
“Mos thoni se nuk kemi bërë nisma, respektoje Gjykatën, mos e bllokoni më në Qeveri dhe le të jetë në vullnetin e deputetëve nëse duan ta votojnë, sepse është ligj kundër pandemisë dhe jo kundër teje”.
Pas kësaj, Selmanaj deklaroi se nismat ligjore i janë dërguar një Qeverie tjetër.
“Kur janë dërguar më 25 mars i janë dërguar një qeverie tjetër. Kjo është qeveri e re. Kishte akuza se kanë mbetur në sirtarë. Unë po ju them që në afatin kushtetues do të keni përgjigjen. Nuk mund të marrë për qeveri tjetër”, deklaroi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

PD bën bashkë çamët dhe grekët, 26 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Rrihen dy gra mes vete në Leposaviq, grisin dhe rrobat e njëra-tjetrës

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës