LAJMI I FUNDIT:

Rënia e Espanyol: Klubi historik, pas 27 vitesh, trofesh e finales evropiane largohet nga La Liga

Rënia e Espanyol: Klubi historik, pas 27 vitesh, trofesh e finales evropiane largohet nga La Liga

Më 23 prill 1994, Jose Antonio Camacho dhe lojtarët e Espanyolit festuan promovimin e tyre në nivelin më të lartë të Spanjës dhe rrugëtimi i tyre në këtë divizion zgjati 27 vjet.

Por këtë të mërkurë, gati tre dekada më vonë, “Los Periquitos” u zhvendosën matematikisht përsëri në nivelin e dytë të garave, pas humbjes nga Barcelona 1-0.

Dhimbja ishte e madhe dhe bëhej edhe më e madhe kur kjo vjen pas një humbjeje nga rivalët e tyre të përjetshëm.


Kjo pasi Espanyol është një klub historik në futbollin spanjoll.

Ata kanë zhvilluar 85 sezone në nivelin më të lartë, sa ka edhe Valencia dhe janë pas vetëm më të mirëve si Real Madrid, Barcelona dhe Athletic Bilbao.

Këto 27 vitet e fundit kanë qenë të mbushura me histori, nivele të larta, por edhe trofe.

Ata kanë ngritur dy trofe, kanë arritur në finale, kanë ndryshuar shtëpi dhe kanë parë investitorët të vijnë e të shkojnë.

Një nga kohërat më emocionuese që ata do ta përjetojnë ndonjëherë erdhi kur Dani Jarque vdiq tragjikisht në 26 vjeç gjatë një udhëtimi para sezonit në Itali.

Në këto 27 vjet ata kanë luajtur në tre stadiume: “Sarria” së pari, deri në prishjen e tij në vitin 1997, pastaj “Stadio Olimpic” deri në 2009 dhe më pas ata u zhvendosën në “RCDE Stadium”.

Njëzet e pesë trajnerë kanë kaluar drejtuar klubin, me suksese të ndryshme.

Disa nga ta ishin Camacho, Paco Flores, Luis Fernandez, Ernesto Valverde, Mauricio Pochettino, Javier Aguirre, Sergio Gonzalez, Quique Sanchez Flores, Abelardo dhe së fundmi, Francisco Rufete.

Këto 27 vite në elitë, Los Periquitos i kanë kaluar kryesisht, në rehati.

Në 2003/04 ata flirtuan me largimin nga elita, duke ndërruar tre trajnerë atë sezon. Edhe në sezonin 2005/06 ata ishin afër.

Espanyol ka fituan Copa del Rey dy herë në këto 27 vjet, duke e quar në katër trofe këtë garë.

Ata mposhtën Atletico Madridin në vitin 2000, Real Zaragoza në vitin 2006 dhe madje shkuan në finalen e Kupës UEFA në 2007, ku u mposhtën nga Sevilla.

Periudha e tyre në La Liga Santander nuk mund të shpjegohet pa përmendur Raul Tamudo.

Ikona e tyre me Nr.23 është një idhull për kaq shumë tifozë, si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Edhe emra të tjerë meritojnë përmendje: Carlos Kameni, Ivan De la Pena, Albert Riera, Pablo Zabaleta, Dani Osvaldo, Luis Garcia … e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City pritet të bëjë një transferim shokues pasi lojtari u pa i pranishëm në Etihad

Man City pritet të bëjë një transferim shokues pasi lojtari u pa i pranishëm në Etihad

Premier League
Nuk po ka shumë hapësirë, Real Madridi i kumton vendimin Endrickut

Nuk po ka shumë hapësirë, Real Madridi i kumton vendimin Endrickut

La Liga
Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin për shkak të mungesës së minutave

Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin për shkak të mungesës së minutave

La Liga
Nuk beson më në planin e klubit për të - lojtari njofton Ancelottin se dëshiron të largohet nga Real Madridit

Nuk beson më në planin e klubit për të - lojtari njofton Ancelottin se dëshiron të largohet nga Real Madridit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Rashford bën një sakrificë tejet të madhe për të siguruar kalimin tek klubi i ëndrrave

Rashford bën një sakrificë tejet të madhe për të siguruar kalimin tek klubi i ëndrrave

Premier League
Kalo në kategori