Gjykata Themelore në Prizren, përkatësisht departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues me burgim për personin me inicialet R.Sh me nofkën “Molla e Kuqe” në kohëzgjatje prej 9 vitesh e 6 muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.05.2019.
Sipas një njoftimi për media thuhet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “krimet e luftës kundër popullsisë civile”.
“Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në njoftim.
Më poshtë lexoni komunikatën e plotë:
Prizren, 27 qershor 2023 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Raima Elezi– Kryetare, dhe anëtarët Luan Berisha, dhe Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj të .akuzuarit, R.Sh., me nofkën “Molla e Kuqe”, për shkak se:
Se gjatë kohës së luftës në Kosovë, me datën 26 qershor 1998 rreth orës 23:00, në fshatin Duhël, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në uniformë dhe i armatosur me armë të gjatë, së bashku me 5 – 6 pjesëtarë të UÇK-së të paidentifikuar, të armatosur dhe me maska në fytyrë, për shkak të dyshimit se H.P., është duke bashkëpunuar me forcat serbe, kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe e kanë kanë marrë peng, në atë mënyrë që te dyert e oborrit e kanë thirrur emrin e tij dhe pasi i dëmtuari A.P., , djali i viktimës, i përgjigjet thirrjes dhe i fton të hyjnë, të njëjtit kanë hyrë në oborrin e shtëpisë, i akuzuari i cili u printe dhe ishte i vetmi pa maskë në fytyrë, ka kërkuar të takohet me viktimën H.P., i cili në atë moment ishte brenda në shtëpi, pas njoftimit nga A, ai del në oborr, ku i akuzuari e pyet “a je ti H.”, pas përgjigjes se të dëmtuarit “po unë jam”, pas një bisede të shkurtë, i akuzuari kërkon prej tij që të shkojë me ta se “dëshirojmë me pas një bisedë më të gjatë me ju”, kur viktima thotë “po, ku të doni vetëm të marr cigaret”, i akuzuari i thotë “hajde se ne i kemi të gjitha” dhe kur kanë dal nga dyer të oborrit, viktimën e kanë kapur nga duart duke vazhduar në këmbë në drejtim të lagjes së Qatani dhe pas disa çaste i dëmtuari A.P., i sheh dritat e automjetit duke lëvizur nga lagja Qatani në drejtim të fshatit Grejqevcë dhe pas mbajtjes së tij për disa ditë të mbyllur në vende të paidentifikuara, me datën 01. korrik 1998, trupi i pajetë i viktimës H.P., është gjetur në afërsi të rrugës afër qendrës së fshatit Duhël,
– Këso dore në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LPJ-së, në lidhje me nenin 3 (1.a) të Konventës së IV të Gjenevës dhe gjithashtu e dënueshme sipas nenit 152 par. 1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:
– DENIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 9 vitesh e 6 muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.05.2019.
– Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, dhe i akuzuari R.Sh., ishte shpallur fajtor për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, dhe ishte dënuar me Dënim me Burgim në kohëzgjatje prej 14 vitesh.
Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit 2019, e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, vetëm mbi dënimin, ashtu që të akuzuarit R.Sh., i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 10 vitesh.
Gjykata Supreme, më 2 mars të vitit 2020, ka marrë Aktgjykim, dhe çështja i është kthyer Gjykatës së shkallës së I-rë, (Gjykata Themelore në Prizren), në rivendosje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova