Rekordet e Benzemas: Barazoi paraqitjet me Carlos dhe preku shifrat e Messit dhe Ronaldos

Karim Benzema ka qenë pjesë e kyçe e Real Madridi për më shumë se një dekadë, edhe pse duket sikur nuk i merr të gjitha meritat që i takojnë.
Ai u tregua vendimtar edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbachut, duke realizuar dy gola dhe duke ua siguruar Mbretërve kualifikimin në fazat e eliminimit direkt.
Me golat e shënuar, 32-vjeçari u bë futbollisti i vetëm që prej rekordin e jashtëzakonshëm të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo duke shënuar mbi 50 gola në fazën grupore të gatës më të madhe evropiane për klube.
Njëherësh, francezi regjistroi paraqitjen e 527-të për Los Blancos duke barazuar kështu rekordin e paraqitjeve për klubin të një lojtari jospanjoll, të vendosur nga mbrojtësi i krahut, Roberto Carlos, në vitin 2007.






















































