Bolidi i Michael Schumacherit i vitit 2001 është shitur për një shumë rekord.

Vetura me të cilën kishte triumfuar në çmimin e madh të Monacos, është shitur për 7.5 milionë dollarë në një ankand në New York.


f1 monaco gp 2001 michael schumacher 6514545

Në këtë formë, bolidi është bërë vetura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand e e Formula 1.

Vetura që i solli gjermanit katër tituj të kampionit botëror u shit në ankandin e Artit Bashkëkohor të "Sotheby" në Manhatan.

Theksojmë se një pjesë e të ardhurave nga shitja e veturës do t'i dhurohen fondacionit “Keep Fighting” të Michael Schumacher.

suma

Ndryshe, piloti gjerman ka kohë që gjendet në shërim pas një aksidenti të tmerrshëm që përjetoi gjatë skijimit në alpet franceze.

Schumi kujtojmë se është piloti më i suksesshëm i Formula 1 duke fituar shtatë tituj të kampionit të botës. /Telegrafi/

telegrafi sport app