LAJMI I FUNDIT:

I rekomandonin dietë, ajo kishte cist në peshë 22 kilogramë (Foto, +18)

I rekomandonin dietë, ajo kishte cist në peshë 22 kilogramë (Foto, +18)

Një peshë e rëndë prej 22 kilogramë u hoq nga një grua, stomaku i së cilës ishte aq i madh saqë mjeku i tha asaj se ajo kishte nevojë urgjente për një dietë, ndërsa njerëzit pyetën nëse ajo mund të jetë duke pritur për binjakët.

Kyle Rene nga Montgomery, në shtetin e Alabama, kalonte nëpër muajt e vuajtjeve të shkaktuara nga probleme të pashpjegueshme abdominale, dhimbje dhe shtim në peshë.


Kjo tridhjetëvjeçare thotë se problemet e stomakut vitin e kaluar ndikuan në aktivitetet e saj të përditshme.

“Nuk mund të shkoja deri te vetura pa humbur frymën,” thotë ajo.

Megjithatë, mjekët thjesht i thanë asaj të humbte peshë.

“Unë u përpoqa të humbisja peshë për një vit, por pikërisht e kundërta ndodhi. Sapo e mora,” tregon Rene.

Mjeku Gregori Jons, i cili ishte pjesë e operacionit, tregon se cisti ishte ndër më të mëdhenjtë që kishte parë ndonjëherë.

Rene tash ndihet më mirë dhe mund të kryejë punë që nuk kishte mundur para një viti. /kp/Telegrafi/