LAJMI I FUNDIT:

Reka kërkon përkrahjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

Reka kërkon përkrahjen e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga delegacioni i tij gjerman.

Reka falënderoi nënkryetarin e Parlamentit Evropianz, Wieland për mbështetjen e gjertanishme të Kosovës në procesin e saj integrues.

Njëkohësisht, e njoftoi Wieland për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.


Me këtë rast Ministri Reka, nëpërmjet Wieland kërkoi nga Parlamenti Evropian që të vazhdoj përkrahjen për Kosovën posaçërisht në tri prioritet kyçe që ka, si: Liberalizimi i Vizave, implementimi i MSA-së dhe përgatitja për programimin me fondet e IPA III.

Reka përfundoi duke thënë se beson që Parlamenti Evropian dhe deputetët e saj, do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm në mbështetje të perspektives Evropiane të Kosovës.

Nga ana e tij, nënkryetari i Parlamentit Evropian Wieland, uroi Ministrin Reka për detyrën e re, si dhe shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re, për dinamizimin e funksionalizimin e institucioneve në funksion të qeverisjes së mirë dhe sundimit të rendit e ligjit në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori