Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA për edicionin e tretë të Nations League 2022-23, që e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 përballë Rusisë, Islandës dhe Izraelit.
Duke folur për Fshf.org tekniku italian u shpreh se shorti i ka vënë Shqipërisë rivalë të fortë përballë, por kjo nuk ishte surprizë pasi në Ligën B të këtij kompeticioni të gjitha skuadrat janë të një nivelit tjetër dhe mjaft të forta.
Gjithsesi, Reja është i bindur se skuadra kuqezi do të bëjë rezultate të mira ndonëse kalendari në muajin qershor është mjaft i ngjeshur.
“Unë doja të evitonim Serbinë, sepse është sigurisht një ekipi shumë i fortë. Edhe Rusia është e fortë dhe do të doja ta evitonim, por është e qartë se një nga skuadrat e forta do ta kishim në grup. Islandën nuk e dimë akoma se në çfarë gjendjeje është, ka ndryshuar shumë, ka bërë një skuadër më të re dhe për momentin nuk di çfarë vlerësimesh mund të jap. Sigurisht është një grup i vështirë, pak a shumë njësoj për të gjitha skuadrat në Ligën B, por ne jemi të bindur se mund të bëjmë rezultate të mira. Me vjen keq për faktin se do të kemi transferta të lodhshme, me Rusisë, Islandës e Izraelit janë udhëtime të gjata. Uroj që në kalendarin e turneut të mos i kemi transfertat njëra pas tjetrës”, – tha Edoardo Reja.
Më tej, tekniku foli edhe për objektivat që do të kemi në këtë edicion të Ligës së Kombeve, teksa sipas tij synimi primar është që Shqipëria të mos renditet e fundit dhe të mos kthehet në Ligën C.
“Si konkluzion do të thoja që në vija të përgjithshme jam i kënaqur me shortin. Objekti jonë primar është të mos renditemi në vendin e katërt dhe të mos zbresim në Ligën C, pastaj nuk i dihet. Tani duhet të analizojmë rivalët dhe t’i njohim mirë, sa të forta janë dhe në bazë të kësaj analize do të bëjmë vlerësimet tona. Para se të nisim ndeshjet në qershor do t’i studiojmë dhe do të kem një ide më të qartë. Për momentin nuk mund të them se cila është skuadra më e fortë apo kujt t’i druhemi më shumë. Kam nevojë t’i shoh e më pas të flas në një moment të dytë pasi të jem më i qartë për vlerat e secilës”, – tha Reja.
Së fundmi, trajneri i Kombëtares komentoi edhe specifikat e kalendarit të qershorit, duke shpresuar që lojtarët tanë të vijnë në gjendje sa më të mirë fizike, pasi kampionatet do të kenë mbaruar dhe duhet krijuar edhe një grup i madh lojtarësh për të bërë rotacion në të katërta ndeshjet.
“Kalendari i ngjeshur në qershor është problemi kryesor. Patjetër që është i barabartë për të gjithë, por ne duhet të krijojmë një grup të rëndësishëm lojtarësh në mënyrë që të kemi edhe mundësi për të bërë ndryshime të shpeshta në formacion, pasi të luash 4 ndeshje në 14 ditë, është e qartë që duhet të bëj rotacion. Jo të gjithë mund të luajnë 4 ndeshje të nivelit të lartë në 14 ditë. Në këtë pikëpamje duhet të zgjedhim një strategji të rëndësishme për të pasur ekipin në formën më të mirë fizike. Nuk e di se si do të vijnë lojtarët në qershor, pasi kampionatet do të kenë mbaruar atëherë. Dikush mund të jetë i lodhur, dikush më i relaksuar, mua më vjen mirë që futbollistët aktivizohen rregullisht me klubet e tyre, por nëse do të luanin më pak në periudhën para ndeshjeve të Kombëtares nuk do të ishte edhe aq keq, mbi të gjitha futbollistët tanë më të rëndësishëm”, – deklaroi Edy Reja. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=48YLCct_xII
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania