Ylli i Milanit, Tijjani Reijnders, këmbëngul se qyteti i Milanos i përket kuqezinjve pasi Interi nuk mundi t'i mposhte ata një herë këtë sezon, por ëndrra e tij më e madhe është të fitojë titullin e 20-të me Rossonerët sezonin e ardhshëm.

Reijnders ishte ndër golashënuesit në fitoren 3-0 të Milanit ndaj rivalëve të qytetit, Interit, të mërkurën mbrëma.


Fitorja i lejoi kuqezinjtë të kualifikoheshin në finalen e Kupës së Italisë dhe ta përfundonin sezonin të pamposhtur në pesë ndeshje kundër Nerazzurrëve.

“Milano është kuqezi sepse Interi nuk mundi të na mundi një herë këtë sezon”, ka thënë fillimisht Reijnders për Gazzetta dello Sport.

“Ne treguam se çfarë jemi të aftë. I fundit ishte më i miri nga pesë derbit e luajtur”.

Mesfushori i talentuar gjithashtu ka ide të qarta rreth objektivave të tij të ardhshëm.

"Të fitojmë trofe. Këtë sezon ne mund të fitojmë dy, por ëndrra ime më e madhe për sezonin e ardhshëm është të shtoj yllin e dytë mbi stemën e Milanit. Unë jam i dashuruar me këtë fanellë dhe është nder ta vesh atë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app