Në Serbi nga fillimi i muajit të ardhshëm nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfshirë edhe atyre që janë larguar nga vendlindja, u bëhet thirrje që t’i përgjigjen këtij regjistrimi. Kujtojmë se dhjetë vjet më parë, shqiptarët kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë, që më pas Serbia e shfrytëzoi si pretekst për fshirjen nga listat dhe për zvogëlimin e buxhetit për Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
Nga një deri më tridhjetë e një tetor në Serbi nis aksioni i regjistrimit të popullatës. Ndryshe nga dhjetë vite më parë, kur shqiptarët e patën bojkotuar regjistrimin në Serbi, partitë politike që i tubojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës kësaj radhe kanë arrit konsensus për pjesëmarrje në regjistrim.
Por përkundër unifikimit rreth këtij qëndrimi, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile po mungon një fushatë sensibilizuese.
“Regjistrimi i popullsisë në Luginë të Preshevës është shumë i rëndësishëm, ne i ftojmë qytetarët e Luginës që të marrin pjesë në regjistrim, por shohim se po mungon një fushatë sensibilizuese nga të gjitha partitë politike në Luginë të Preshevës. Pasojat janë të mëdha pasi që mos regjistrimi i tyre po rrugëton drejt shlyerjes nga regjistri civil”, thotë për RTK-në Shefki Jonuzi nga OJQ “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”.
” Partitë politike janë vetëdijesuar dhe e kanë kuptuar se plotë dhjetë vjet është manipuluar me numrin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ky është një moment historik kur shqiptarët mund të dëshmojnë se cili është numri i vërtet i qytetarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha Isuf Memeti nga RTV “Aldi”.
E thirrje për regjistrim tashmë ka bërë edhe ambasadori i OSBE-së i akredituar në Beograd, Jan Braathu.
” Madhësia e popullsisë së një pakice kombëtare, ashtu siç arrihet në regjistrimin e popullsisë, vendos edhe për lartësinë e fondeve për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare, që janë të dizajnuara për të ruajtur identitetin kulturor të një grupi të caktuar. Prandaj unë inkurajoj pjesëmarrjen tuaj dhe bashkëpunimin tuaj me regjistruesit si dhe me institucionet që e zbatojnë këtë proces”, tha ambasador i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu.
Se duhet konfirmuar numrin real të shqiptarëve në Serbi, përmes regjistrimit të popullatës e thonë edhe këshilltarët shqiptarë të Kuvendit të Medvegjës.
“ I ftojë gjithë shqiptarët që kanë mundësi edhe ata që s`kanë mundësi të krijojnë kushtet deri në regjistrimin e popullatës dhe të vijnë së paku kryefamiljari dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri sa të përfundon regjistrimi i popullatës”, tha Florim Beha, këshilltari PD-së në Medvegjë.
Si pasojë e bojkotit të regjistrimit të popullatës dhjetë vite më parë, shqiptarët në Luginë të Preshevës janë përballur me shumë pasoja, tërheqja e institucioneve shtetërore nga pushtetet lokale, mos investimet, zvogëlimin e buxheteve, zvogëlimin e numrit të këshilltarëve në Kuvendin e Këshillit Nacional, deri të shlyerja e shqiptarëve nga regjistri civil. Aktualisht kushtet për regjistrim të popullatës janë të favorshme, meqë një qytetarë mund të ofroj dëshmi për regjistrim edhe për ata që nuk janë rezident në kohën e aksionit për regjistrim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova