Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka organizuar Konferencën: Java e Regjistrimit të Popullsisë 2021.
Në këtë Konferencë ishin të ftuar institucionet qendrore dhe lokale, si: ministritë, agjencitë dhe institutet e tjera publike; komunat dhe pushteti lokal; organizatat ndërkombëtare (UN, BE, dhe ambasadat); komuniteti fetar, OJQ-të, shoqëria civile dhe mediat; si dhe në ditën e pestë ishin të ftuar ASHAK, universitetet, hulumtues dhe ekspertë të ndryshëm.
Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, në fillim dha sqarime të hollësishme për përgatitjet e Regjistrimit të Popullsisë 2021 në Kosovë, si dhe rëndësinë dhe shfrytëzimin e këtyre të dhënave, si në aspektin e krahasueshmërisë statistikore, saktësisë, relevancës dhe prodhimit në kohë, që i ofrojnë Qeverisë së Kosovës, komunave dhe pushtetit lokal nga njëra anë dhe BE-së, FMN-së, Bankës Botërore etj., nga ana tjetër, një sfond më të mirë për negociata dhe vendimmarrje, që bazohen shumë në Regjistrimin e Popullsisë, si një instrument kyç i një vendi kandidat, që mbështet dhe shoqëron procesin historik të Kosovës në integrimet në BE.
Krasniqi tha se “Regjistrimi i Popullsisë 2021 do të jetë në harmoni të plotë me rekomandimet ndërkombëtare dhe në përputhje me Acquis Communautaire (kapitulli 18), që përfshin metodologjinë, klasifikimet dhe procedurat për grumbullimin e të dhënave në fusha të ndryshme, ndër të tjera statistikat demografike dhe sociale”.
Ai potencoi rëndësinë e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë për MICS-in, Dividentës demografike, projeksionet e popullsisë, planifikimeve demografike dhe në fushën e arsimit, shfrytëzimin e këtyre të dhënave për treguesit makroekonomikë (GDP/BPV, tregu i punës dhe shëndetësi), të dhënat e regjistrimit në aspektin e sigurisë, territorit, ambientit dhe migracionit, etj. të dhënat e regjistrimit dhe treguesit e SDG-së 2030, të dhënat dhe zhvillimi ekonomik, sidomos ai i investimeve të huaja.
Qëllimi i kësaj Konference ishte njoftimi për zhvillimet e fundit rreth përgatitjeve për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2021, si dhe njëkohësisht edhe marrja e sugjerimeve, rekomandimeve dhe në përgjithësi kërkesa për kontribut të këtyre kategorive të shoqërisë për realizimin sa të suksesshëm të këtij projekti madhor, të rëndësishëm, jo vetëm për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, por edhe për Kosovën në përgjithësi.
Ndërkaq, një prezantim të detajuar mbi planifikimet e aktiviteteve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë 2021 dhe planin buxhetor të shpërndarë në pesë vitet e ardhshme, e prezantoi drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale, Avni Kastrati.
Kurse, ndër temat e tjera, që u diskutuan në konferencë ishin: metodat e aplikimit për mbledhjen e të dhënave në terren (CAPI), prezantimi i pyetësorëve dhe prezantimi për komunikim dhe sensibilizim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi