Regard publikon këngën e re "Say my name" me dy DJ-të e njohur botërorë Dimitri Vegas dhe Like Mike

DJ Regard gjithnjë e më shumë po hedh hapa të rëndësishëm drejt një karriere ndërkombëtare.
Këtë herë ai ka realizuar një bashkëpunim me dy DJ-të e famshëm botërorë, Dimitri Vegas dhe Like Mike.
“Say my name” mban titullin projekti i tyre muzikor i ri, që i përket zhanrit elektro-house.
Kënga gjendet në të gjitha platformat muzikore, teksa është publikuar edhe në kanalin YouTube me tekst.
Regard i cili me prejardhje është nga Ferizaj ditë më parë ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të.
Ai ka tash e sa kohë që i është përkushtuar një karriere në tregun e huaj dhe duket se ia ka dalë mjaft mirë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/07/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































