Raportohet se serbët në veri të Mitrovicës kanë refuzuar të lirojnë rrugën për të kaluar veturat e policisë së Kosovës, duke qëndruar të ulur në asfalt.
Megjithatë kur trupat e KFOR-it tentuan të lirojnë rrugën duke i shtyrë mbrapa filloi përleshja mes tyre dhe serbëve, transmeton Telegrafi.
Përleshje ka patur mes serbëve dhe KFOR-it në Zveçan, ku raportohet se ka disa ushtarë të lënduar të KFOR-it.
Gjatë përleshjes është hedhur gaz lotsjellës, shok bomba, kurse serbët si kundërpërgjigje kanë hedhur gurë, shishe të xhamit si dhe kanë rrokullisur kontejnerët e mbeturinave.
Kujtojmë se që nga orët e para të mëngjesit, ushtarët e KFOR-it kanë qëndruar pranë komunave në veri për të siguruar një ambient të qetë, kurse serbët janë mbledhur duke brohoritur, provokuar dhe kënduar këngë nacionaliste. /Telegrafi/
Sukobili se Srbi sa KFOR-om u Zvečanu. Više povređenih vojnika, demonstranata, veće količine suzavca, šok bombe, lete kamenice, flaše, oborene kante
..10min kasnije situacija se primiruje. pic.twitter.com/rWWk5x7EXw— KoSSev/Kosovo Sever portal (@KoSSevnews) May 29, 2023