LAJMI I FUNDIT:

Refuzuan të aplikojnë masën e izolimit total, kryeministri suedez paralajmëron qytetarët të bëhen gati për mijëra vdekje nga COVID-19

Refuzuan të aplikojnë masën e izolimit total, kryeministri suedez paralajmëron qytetarët të bëhen gati për mijëra vdekje nga COVID-19

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, ka deklaruar se vendi i tij duhet të bëhet gati për mijëra vdekjeve, pasi qytetarët nuk i kanë përfillur këshillat e ekspertëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për të mos ardhur deri te përhapja e mëtejme e coronavirsit.

Lofven ka pranuar se vendi i tij “do të ketë shumë të sëmurë dhe që do të kenë nevojë të shtrihen nëpër repartet e kujdesit intensiv”, transmeton Telegrafi.

Suedezët janë këshilluar të mbajnë distancën sociale, por shkollat, baret dhe restorantet po vazhdojnë të qëndrojnë të hapura – edhe pse shtetet fqinje të tyre janë mbyllur plotësisht.


Mijëra mjekë dhe akademikë përfshirë kreun e fondacionit Nobel, kanë nënshkruar peticionin përmes të cilit kërkohen veprime më të ashpra preventive, derisa një shkencëtar ka shkuar më larg duke e akuzuar Suedinë se “po luan ruletin rus me popullatën e këtij vendi”.

Këto veprime vijnë në kohën kur bllokimi total ka dhënë rezultate pozitive në Spanjë, Itali dhe Gjermani. Në Gjermani sot janë regjistruar 3.677 raste të reja, që është shifra më e vogël nga 22 marsi, derisa raste e reja në Spanjë dhe Itali kanë filluar të bien pas veprimeve të rrepta të ndërmarra nga qeveria /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

Azia
Kalo në kategori