Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamadovës, një shtetase të Taxhikistanit, e cila ka jetuar në Kosovë për më shumë se 20 vjet.
Arsyet për vendimin nuk dihen ende ndërsa avokati i saj, Labinot Vata, i tha Radios Evropa e Lirë se do të bëjë ankesë mbi këtë vendim.
Atomamadova, që nga fillimi i nëntorit po mbahet në Qendrën e Paraburgimit për të Huajt në Vranidoll, pranë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, pasi ka marrë një urdhër dëbimi nga Kosova.
Asaj paraprakisht i është refuzuar aplikimi për shtetësi dhe i është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë, vendime për të cilat ajo është ankuar, duke bërë paralelisht kërkesë për azil.
Arsyet për këto vendime ndaj saj nuk dihen publikisht, ndonëse mediat lokale më 5 nëntor raportuan se ajo dyshohet për spiunazh për Rusinë, informacion i pa konfirmuar zyrtarisht.
Institucionet e Kosovës janë mbyllur për të dhënë informacion lidhur me këtë çështje, si dhe kanë refuzuar kërkesën e Radios Evropa e Lirë për vizitë dhe intervistë me Atomamadovën.
Shërbimi taxhik i Radios Evropa e Lirë, i njohur lokalisht si Radio Ozodi, ditë më parë, kontaktoi familjen e Atomamadovës, e cila konfirmoi se ajo ka jetuar në Kosovë për një kohë të gjatë.
Edhe avokati i saj i kishte thënë REL-it se klientja e tij ka jetuar në Kosovë që nga viti 2001.
Ai ka thënë se, sipas informacionit nga klientja e tij, ajo kishte punuar ose ishte angazhuar si përkthyese në organizata të njohura lokale dhe ndërkombëtare dhe kishte kryer shkollim për infermieri.
Ndër organizatat e përmendura janë misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe misioni paqeruajtës i NATO-s (KFOR).
UNMIK-u në një përgjigje për REL-in më 18 nëntor, tha se sipas të dhënave që kanë “Sitora Atomamadova nuk ka punuar për UNMIK-un”.
Në anën tjetër, KFOR-i, më 19 nëntor, i tha REL-it se ky lloj informacioni (nëse Atomamadova ka punuar aty) “nuk mund të zbulohet për shkak të rregullativës për mbrojtje të privatësisë”.
E lindur në vitin 1972 në qytetin Khorog të Taxhikistanit, Atomamadova e la vendin e saj në fillim të viteve 2000.
Familja e saj pretendon se ajo nuk ka lidhje me Rusinë, megjithëse e vizitoi vendin dhjetë vjet më parë për të takuar nënën e saj, e cila ishte duke vizituar një anëtar tjetër të familjes.
Taxhikistani ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpalljen e pavarësisë më 1991.
Megjithatë, vendi u përball me një luftë civile të ashpër nga viti 1992 deri më 1997 dhe që atëherë është udhëhequr nga presidenti Emomali Rahmon.
Sipas familjes së saj, në Kosovë, ajo ka punuar si përkthyese dhe madje edhe si mësuese anglishteje në disa raste.
Në vitet e fundit, gjashtë shtetas të Taxhikistanit janë dëbuar ose ekstraduar nga vende të ndryshme evropiane.
Kjo është shtuar veçanërisht pasi Rusia akuzoi shtetas të Taxhikistanit për sulmin terrorist në Crocus City Hall në Moskë dhe ka pasur raportime për taxhikë që kanë marrë pjesë në sulme terroriste në Iran dhe Turqi dhe që përgatiteshin për sulme të tilla në Gjermani.
Të gjithë shtetasit e Taxhikistanit të dëbuar ose ekstraduar pa përjashtim u dënuan me dënime të gjata me burgim.
Gjatë periudhës 2018-2022 , janë ekzekutuar 550 largime me forcë nga territori i Republikës së Kosovës.
Numri më i madh i personave të larguar ishin nga Shqipëria me 80 për qind, 9 për qind ishin qytetarë nga Serbia dhe 11 për qind nga vendet e tjera./Radio Evropa e Lirë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite