Refuzimi kategorik i Qeverisë së Kosovës kundër themelimit të çfarëdo asociacioni një etnik, shihet si metodë për të ardhur tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e krijimit të një etniteti të bashkësisë së komunave serbe.
Megjithëse, presioni ndërkombëtar është rritur për implementimin e marrëveshjes së Brukselit, Qeverisë i kërkohet të ketë një qasje më strategjike dhe diplomatike lidhur me refuzimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, thotë për KosovaPress, se Asociacioni duhet të themelohet, por nuk duhet t’i lejohen kompetenca dhe autorizime ekzekutive.
Ai thotë se çfarëdo dokumenti i serishëm që del për asociacionin duhet parë kushtetutshmërinë e tij në Gjykatën Kushtetuese. Për një gjë të tillë, Raci, i cili ka qenë i përfshirë në procesin e dialogut, thotë se janë pajtuar edhe bashkësia ndërkombëtare, madje edhe vet Serbia.
“Asociacioni i komunave serbe duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk duhet të lejohen kompetenca apo autorizime që i lejon Kushtetuta e vendit….Bashkësia Ndërkombëtare, BE-ja dhe ShBA-të në marrëveshjen e vitit 2015, janë pajtuar që çfarëdo vendimi i ri apo dokument i ri që do të vijë për asociacionin duhet të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë u pajtua edhe Serbia, kështu që edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia e kanë parasysh se çfarëdo dokumenti që vije si rezultat për asociacionin duhet të kalojë nga Gjykata Kushtetuese”, thotë ai.
Refuzimin kategorik të Qeverisë Kurti për Asociacionin, Raci e sheh më shumë si metodë për të ngritur nivelin e kërkesave në mënyrë që të vije tek vendimi i Kushtetueses.
“Këto janë metoda që qeveria jonë e re po i përdorë në tryezën e bisedimeve, duke e ngrit nivelin e kërkesave më të larta në mënyrë që të vije tek pozicioni i mendimit të Gjykatës Kushtetuese. Përtej atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese është rrezik të dilet”, shton Raci.
Kujdes më të shtuar për çështjen e asociacionit po kërkon profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, i cili thotë se presioni politik i faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës është rritur dukshëm.
Ai thotë për KosovaPress, se qëndrimi i ekzekutivi duhet të jetë më strategjik dhe diplomatik në raport me asociacionin.
“Presioni politik është rritur karshi Kosovës në lidhje me gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe specifikisht në këtë rast me çështjen e Asociacionit të komunave serbe. Por qëndrimi i Kosovës duhet të jetë më strategjik dhe diplomatik. Mund të thuhet që ka hapësirë për diskutim për asociacionin, por ai duhet të riformulohet pak më ndryshe politikisht, pasi është marrëveshje ndërkombëtare dhe kemi marrë obligim me zbatuar. Por ne duhet të jemi më të zhdërvjelltë në këtë çështje dhe të themi se implementimi i asociacionit mund të hyjë në fuqi vetëm atëherë kur na njeh Serbia. Ne atë mënyrë e pranojmë atë, por në forma tjera. Duhet të jemi më diplomat në këtë çështje ta shkarkojmë presionin dhe ta hedhim tek pala tjetër”, thotë ai.
Në kuadër të dialogut, pala serbe vazhdimisht është duke insistuar për ta hapur temën e themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Mirëpo me një gjë të tillë nuk janë pajtuar nga pala kosovare.
Respektim të marrëveshjeve të Brukselit po kërkojnë vazhdimisht nga Bashkimi Evropian, derisa së fundmi një gjë të tillë e kërkoi edhe presidenti slloven, Borut Pahor gjatë vizitës në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?