Mirë boll! Kësaj radhe gjithçka eci ma shpejt. Prapa dyerve të mbyllura u krye pazari dhe u nënshkrua marrëveshja për zgjerimin e koalicionit qeverisës. Kosova shpëtoi! Ata që patën më pak vota, i patën më të vlefshme. Gati të arta. Kush ka vota, botën ka. Sepse aq vota mungonin për t’i hipur sërish, edhe për katër vite. Pushtetit de. Menduat se do të thosha me i hip popullit? Jam i kujdesshëm. Të vërtetën e them të mos tingëllojë aq tmerrshëm si është.
Pastaj, ani çka? Pavarësisht të gjithave, as sovrani, pra qytetarët nuk e përballojnë dot të shohin shtetin e tyre të ecin këmbë. Shteti janë ata. Ata e bënë shtetin kala, me gurë. Një për vete, një në shtet. Dalëngadalë edhe shteti po bëhet. Kullat, fal Zotit, janë kryer moti. Qytetarët, të izoluar si janë, të varfër, prapëseprapë e marrin si ofendim kolektiv me pa shtetin duke ecur këmbë. Kanë të drejtë gjithsesi! Ata janë sovrani.
Kësaj radhe nuk na munduan shumë dhe gjithçka eci më shpejt. Nuk u deshën gjashtë muaj, edhe pse as emocionet nuk munguan . Qysh po shihet, drama do të jetë pjesë edhe e kësaj qeverisjeje që u ngjiz në Hajvali. Katër vitet e ardhshme të shërbimit ndaj qytetarëve, sipas fillimit, po ashtu duket se do të jenë atraktivë. Definitivisht nuk do vdesim nga monotonia. Populli i ka lënë serialet turke se nuk po kanë mjaft dramë dhe po i përcjell seancat e Parlamentit dhe takimet e të gjithëve, me të gjithë në përpjekje për me e ba matematikën fituese.
U pa puna. Deputeti ma i vjetër kësaj radhe nuk u tregua si Flora, përkundër elementeve komike që futi në dramë. Nuk ishte ai “AS”-i nën mëngë, i cili zakonisht e vendos fatin e lojës. As deputetja më e re, edhe pse për një çast ashtu u duk.
AS-i ishte deputeti më i pasur. Nuk kanë thënë kot se paraja e sjell dynjanë, lëre më këtë lagjen tonë të vogël. Si duket ka më shumë “cash” se vet presidenti, i cili sipas legjendave urbane, është njeriu më i pasur në vend. Edhe mund të ketë më shumë, nëse i ka deklaruar të gjitha!
Qysh ndodhë zakonisht, ata që po mbeten në opozitë, po duken të pakënaqur. Facebook-u po qet tym, e hajt. E ventilimi kërkah. Kjo pajisje moderne për gjithçka, nuk ka oxhak për ventilim. Me të vërtetë po ua them se Facebook-u është gjithçka: edhe armë e edhe lule në dorën e dashnorit të zjarrtë. Ai është edhe dritare edhe derë e blinduar. Me ta ba bllok gruaja në Facebook, as mos shko në shpi. Mos të flas për destinimet e tjera të këtij mega-rrjeti social. Aty mundesh me ia ngjitë lemzën nënës së secilit politikan apo personi publik.
Mundesh me u sha edhe me personalitete historike që kanë jetuar qindra apo mijëra vjet më parë, e mundesh edhe me i rreh shpulla. Me shumë gjasë, zhvillimi i mëtejmë i Facebook-ut do të kërkojë qasje të drejtpërdrejtë edhe në Parajsë apo në Ferr. Veç kur të shohim se kanë filluar të reagojnë. Like, drejtpërdrejtë nga Parajsa. Apo, marrëveshja e re për qeverinë përshëndetet drejtpërdrejt nga rrethi i politikës, nga Ferri. Edhe ashtu, realiteti virtual është ba më real se ai (meta)fizik. Feja e ka kapur për flokësh shkencën, e politika qytetarin!
Pra, Facebook-u, ose shkurt FB, siç e dini të gjithë, ka veç dritare, po edhe ato nuk hapen, por… mundesh përmes tyre llaf me ba. Nejse, Zuckerberg, të lutem merre parasysh situatën ndër ne dhe bëjë diçka për Ballkanin, e posaçërisht për neve shqiptarët. Për shembull, përfshije edhe gishtin e mesëm si formë shprehëse, edukative, dhe mëse efektive. Sidomos në politikë. Mos të jetë falas. Bëje një dollar për një përdorim. Shumë shpejt vetëm fal nesh, të premtoj, se e kalon Bill Gatesin në listën e Forbes të miliarderëve. Edhe për ne do të ishte shpëtim, vëlla. Një gisht sa njëmijë fjalë, ka thënë dikush. Edhe nëse nuk e ka thënë, do ta thotë, pa merak.
Mendoje edhe një shenjë tjetër, origjinale, kosovare, që do të quhej “a po më del fer”. Këtë bëje me kosto më të lartë të përdorimit. Së paku 10 euro. Të rrihen vetëm ata që kanë para, se atyre ua mban xhepi edhe për avokat nëse i padisin. Për dizajn mos u brengos. E kemi ne kampionin global për dizajn. Ti po e njeh Fisin? “Newborn” njeri ?! Të kujtohen kosovarët në spotin e famshëm nga CNN, ku “B” ishte gjymtuar në “P” duke i dhënë krejt tjetër kuptim fushatës qeveritare? Ne e kemi harruar, se ne harrojmë shpejt. Po de, e dita se të kujtohet.
Edhe Blerandi mundet me të ndihmu. Për të nuk po të pyes nëse e njeh. Edhe nëse e ke njohur, më nuk e njeh. As veten ka gjasë nuk e njeh. Fatkeqësia e politikës vëlla, sepse politika në një vend pa shtet është vazhdim i luftës me mjete të tjera. Me të gjitha mjetet. Mos pyet më tutje. Omerta, vëlla!
Edhe gishtin përpjetë gjithqysh duhet me e modifikue. Për neve bëje të veçantë. Duhet të jetë me gjithë mëngë të setrës, me manzheta të bardha dhe me pulla me inicialet HTH. E dimë ne kuptimin, pa merak!
Tjetër, çka me ba nergut për ne? Ka shumë, Mark. Duhet reformë serioze, vëlla. Më e thellë se ajo në drejtësi, por mos të lodhë ty me hallet tona ditore. Ke hallet e botës ti. Po flasim vetë për atë ku mund të na ndihmosh.
Po, se gati harrova. Na duhet edhe një shirit me i mbulue përmendoret, sidomos ato nëpër sheshe, kur përdoret pulla “Live”. Ato duhet të jenë inteligjente, të aktivizohen vet në ekran kur del ndonjë imam, dijetar apo adhurues i perandorive. Po i pengon Gjergji, për shembull. Edhe Shën Tereza në versionin shqiptar duhet të ketë tjetër shami. Ose, më thjesht le të aktivizohet shiriti. Na e lehtëson jetën, Mark.
Pra, i dashur Mark, mendo seriozisht për reforma. Për para mos ndiej. Ka shteti jonë i varfër sa të duash. Për fushata gjinden.
Për fund fare, mendoje edhe një ikonë që të duket si një mama me shami të zezë, të cilën tërë kohën e mbërthen lemza. Sigurisht po e kupton përse i mbërthen lemza nënat e politikanëve te ne? Qytetarët e kuptojnë Mark! Populli ynë është i edukuar. Nuk shan shpesh. Dikur thoshim: “… bota nënën” , por tash që na ndodhi më nuk po e përdorim. Populli ka frikë edhe të lutet e lëre më të shajë, Mark, Mjafton lemza.
Kjo i kontribuon edhe paqes. Edhe me pare bëje se ka përfitime. Ëndërr kolektive e kemi me ba me lemzë mamanë e dikujt.
Kaq kësaj radhe, i dashur Mark. Duhen reforma. Mund të vesh edhe taksë për të gjitha postimet e politikanëve në FB. Edhe për mediat, se e njëjta shtëpi janë. Ato janë instrumente të politikës… Janë ato mjetet e tjera që kur duan ndezin luftë, e kur duan e bëjnë paqe. Kaq!
Po ja fus kot, e kuptove? Ta hodha, vëlla! Facebook është i përsosur. Mos e prek, se e prish. U kënaqëm, e hajt…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë