LAJMI I FUNDIT:

Beogradi i bindet rezolutës së Kuvendit të Kosovës, serbët nga Kosova do të votojnë në katër qytete të Serbisë

Beogradi i bindet rezolutës së Kuvendit të Kosovës, serbët nga Kosova do të votojnë në katër qytete të Serbisë

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka marrë vendim, sipas të cilit votuesit nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Siç raportojnë mediat serbe, në gjithsej 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova, të cilët do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësis, transmeton Telegrafi.

Vendimi i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi vjen pasi autoritetet shtetërore në Kosovë nuk kanë lejuar hapjen e vendvotimeve për referendumin serb në Kosovë.


Kuvendi i Kosovës sot miratoi një rezolutë që ndalon organizimin e këtij referendumi kushtetues të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Rezoluta ishte në vijë me qëndrimet e krerëve të shtetit.

Në Serbi të dielën (16 janar) votohet për ndryshime në Kushtetutën e këtij vendi lidhur me gjyqësorin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori