LAJMI I FUNDIT:

Reeker: Qëllimi jonë përkon me aspiratat e njerëzve të cilët jetojnë në rajon

Reeker: Qëllimi jonë përkon me aspiratat e njerëzve të cilët jetojnë në rajon

Politikën të cilën e zbaton SHBA në Ballkan, me këtë dhe në vend, përkon me interesat dhe aspiratat e vendeve për anëtarësim në BE dhe NATO, tha ndihmës sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Politika amerikane me gjenerata, tha ai, është që ta shikojë BE-në të kompletuar, të qetë dhe të lirë, ndërsa kjo e kyç dhe Ballkanin, rajonin i cili historikisht përballet me sfida, por në të cilin vitin e kaluar shikuam shumë përparim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi jonë përkon me aspiratat e njerëzve të cilët jetojnë në rajon. Vendet tjera ndoshta dëshirojnë që të rrisin ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara janë mik i përkushtuar i të gjitha këtyre vendeve që kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar me BE-në dhe po punojnë për reformat dhe e shprehën dëshirën e tyre për t’u bërë anëtarë të NATO-s, e cila ndoshta është Aleanca paqësore e mbrojtjes më të suksesshme në botë”, tha Reeker gjatë takimit me kryeministrin Zaev.


Ai theksoi se marrëveshja e Prespës është një moment i rëndësishëm dhe pasi që është arritur ajo, shihet qartë rruga e Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se Maqedonia qëndron partneri i besueshëm i SHBA-ve dhe se së bashku janë të fokusuar në sigurinë dhe zhvillimin pa pengesa në rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori