LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Rritja e punësimit kërkon reforma ligjore dhe modernizim të shërbimeve të punësimit

Reçica: Rritja e punësimit kërkon reforma ligjore dhe modernizim të shërbimeve të punësimit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori pjesë në konferencën e Bankës Botërore, “Si të punojmë së bashku për të rritur mundësitë e punësimit për të rinjtë në Kosovë”.

Në këtë konferencë, ministri foli rreth përkushtimit të MPMS-së për ngritjen e nivelit të punësueshmërisë në vend, e posaçërisht punësueshmërinë e të rinjve. Ai theksoi se plani i punësimit të të rinjve ka paraparë objektiva specifike për punësimin e të rinjve, duke u fokusuar në arsimin dhe aftësimin profesional të të rinjve, grave dhe grupeve të cenueshme.

“Për të rritur punësueshmërinë në vend, duhet të krijohen disa parakushte, qoftë reforma ligjore, qoftë edhe ato teknike, andaj MPMS gjatë kësaj periudhe ka realizuar një sërë reformash ligjore si dhe në modernizimin e ofrimit të shërbimeve”, tha Reçica.


Në fund, ministri Reçica së bashku me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovaneli shpërndanë disa çmime për studentët dhe të rinjtë të cilët kanë marrë pjesë në garën e Bankës Botërore, për idetë dhe shpresat e tyre mbi tranzicionin nga studimet në botën e punësimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori