LAJMI I FUNDIT:

Reçica për mediet gjermane: Lehtësoni procedurat burokratike për kosovarët

Reçica për mediet gjermane: Lehtësoni procedurat burokratike për kosovarët

Njëra ndër gazetat më prestigjioze në Gjermani, “Süddetusche Zeitung”, si dhe media të tjera gjermane i kushtuan vëmendje vizitës së Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në Landin e Baden Württemberg-ut të Gjermanisë.

Ato theksuan rëndësinë e arsimit profesional dual të të rinjëve në funksion të migrimit për punë, gjë që ministri Reçica në vazhdimësi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm në takimet që pati gjatë vizitës së tij.

“Projektet e përbashkëta në mes të Kosovës me ‘Diakonie’ dhe punëdhënës të ndryshëm gjerman, po hasin në vështirësi, nisur nga marrja e vizave dhe njohja e diplomave nga Kosova, procedurë e cila zgjatë deri në 14 muaj kohë”, theksoi ministri.


Reçica, me këtë rast drejtoi një apel për Berlinin: “Lehtësoni procedurat burokratike mes dy vendeve tona”, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të mundësive për qytetarët tanë, njëlloj sikurse për ata të Evropës.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori