Rebel Wilson i është kthyer arkivës për tapetin e kuq të “Oscars 2023” duke zgjedhur fustanin që kishte veshur në të njëjtin shfaqje çmimesh në 2020 për festën e Vanity Fairs të dielën mbrëma.

“Oscars 2023. Kam riveshur fustanin e Jason Wu që e kisha në Oscars të vitit 2020”, ka shkruar ajo.


Në postim, aktorja ishte së bashku me tashmë të dashurën e saj, stilisten Ramona Agruma.

Ylli i “Senior Year”, 43-vjeç, u pa veshur me fustanin e gjatë ngjyrë argjendi që shkëlqente, ndërkohë që mbante duart vazhdimisht me 37-vjeçaren.

Wilson dukjen e kompletoi me bizhuteri nga Simon G dhe një çantë shumëngjyrëshe nga Kurt Geiger.

Screenshot 4 27 Rebel Wilson (Foto: Getty Images)

Rebel fillimisht u shfaq me këtë veshje në edicionin e 92-të të Çmimeve të Akademisë, ku u ngjit në skenë si prezantuese.

Kjo zgjedhje e yllit të famshëm erdhi pasi humbi plot 30 kilogramë dhe arriti në një peshë stabile.

Screenshot 5 23 Rebel Wilson (Foto: Getty Images)

Artistja u fejua me Ramonan në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/

Screenshot 6 18 Rebel Wilson (Foto: Instagram)