Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë realizuar mikroanaliza për të përmirësuar menaxhimin e trafikut në kryeqytet.

Sipas tij, këto analiza janë zhvilluar nga kompania IPKO, në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Prishtinës.


"Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në Prishtinë. Vetëm abonentët e IPKO-s përfaqësojnë rreth 780,000 vozitës që lëvizin në rrugët e kryeqytetit", ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se analizat tregojnë lëvizjet, destinacionet dhe pikat më të ngarkuara të qytetit, duke mundësuar një vendimmarrje më të bazuar në të dhëna për një Prishtinë më të qasshme./Telegrafi/