Luka Modric është një nga emrat që deri më tani i kanë munguar Real Madridit në turneun e Shteteve të Bashkuara.

Emri i lojtarit kohët e fundit është lakuar për një transferim te skuadra italiane e Interit.


Megjithatë, këto spekulime i hodhi poshtë presidenti i klubit madrilen duke thënë se "Modric nuk do të largohet nga Madridi për një euro më pak se 750 milionë euro të klauzolës".

Toni Kroos Luka Modric Modric dhe Kroos (Getty Images)

Edhe Julen Lopetegui, trajneri i Los Blancos llogaritë në shërbimet e mesfushorit që u bë së fundi nënkampion i Botës me Kroacinë.

Kjo ka bërë që zyrtarët e kampionëve të Evropës dhe Botës të ngritin rrogën e 32-vjeçarit për dy milionë euro.

Modric në dy vitet e ardhshme, aq sa ka kontratë deri në verën e vitit 2020, do të paguhet 10 milionë euro, gjegjësisht 20 milionë për dy vjet.

Ndryshe, kroati deri më tani ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me Realin duke përfshirë Ligën e Kampionëve, La Ligën si dhe Copa del Rey dhe Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/

telegrafi sport app