Reali publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Celta Vigos, mungon Hazard

Celta Vigo do të jetë nikoqir i Real Madridit për ndeshjen hapëse të sezonit 2019/20 në La Liga.
Los Blancos do të shpresojnë që t’i marrin tri pikë në këtë përballje, në mënyrë që ta fillojnë mbarë sezonin e ri.
Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane do të ketë kokë-dhimbje shkaku i disa mungesave.
Pas Dani Carvajalit, i cili do të mungojë shkaku i kartonëve të marrë në sezonin e kaluar, Reali do të vuaj edhe mungesën e Hazardit.
Belgu do t’i mungojë Mbretërve në takimin ndaj Celtas shkaku i lëndimit shkaku i lëndimit që ka pësuar në muskulin e këmbës së djathtë.
Madrilenët kanë publikuar listën për përballjen që zhvillohet nesër (e shtune) nga ora 17:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































