Reali i ofron PSG-së dy yje për Mbappen

274:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Kylian Mbappe of France celebrates after being awarded with the FIFA Young Player award following the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images) 12:"Getty Images
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i përgatitur të bëjë një ofertë shkëmbimi për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.
I riu është favorit kryesor i trajnerit Zinedine Zidane, i cili i ka kërkuar Florentinos të sjellë sulmuesin gjatë afatit kalimtar të verës.
Kryesuesi i Okdiario Eduardo Inda, duke folur për El Chiringuito, zbuloi se Los Blancos kanë një plan për ta sjell lojtarin francez.
"Zidane ka folur tashmë me lojtarin dhe Mbappe është i gatshëm të largohet nga PSG-ja", tha Inda.
"Në operacion mund të hyjnë dy lojtarë të Real Madridit, njëri është Isco Alarcon dhe tjetri është James Rodríguez", shtoi ai.
James aktualisht lojtari i huazuar te Bayern Munichu edhe pse nuk ka gjasa të qëndrojë te bavarezët. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































