Reali monitoron talentin amerikan, Gio Reyna

Real Madridi është duke e monitoruar yllin amerikan, Giovanni Reyna – njofton Marca.
Talenti 17 vjeçar është një futbollist amerikan, i cili luan si mesfushor ofensiv te klubi gjerman, Borussia Dortmund.
Gjiganti spanjoll e ka top-prioritet sulmuesin e BVB, Erling Haaland, mirëpo është duke e monitoruar nga afër edhe bashkëlojtarin e tij.

Reyna ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime në pesë ndeshje të zhvilluar këtë sezon në të gjitha garat.
Ai rrjedh nga Akademia e New York City FC, ndërsa Dortmundi e transferoi në vitin 2019 dhe pas një viti me të rinjtë, e përfshiu edhe në ekipin e parë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































