LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi vjen me një gjest të madh, shndërron Bernabeun në depo për furnizime mjekësore në luftën kundër coronavirusit

Real Madridi vjen me një gjest të madh, shndërron Bernabeun në depo për furnizime mjekësore në luftën kundër coronavirusit

Real Madridi e ka shndërruar stadiumin e tyre Santiago Bernabeu në një depo për furnizime mjekësore për të ndihmuar luftimin e përhapjes së pandemisë së coronavirusit e njohur si Covid-19.

Sipas gazetës El Mundo Deportivo, në ambientin e stadiumit të Realit do të vendosen një mori pajisjesh mjekësore për të shpejtuar kohën e përgjigjes dhe komoditetin për shërbimet shëndetësore në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

I gjithë ky material do t’i dorëzohet autoriteteve shëndetësore spanjolle nën autoritetin e qeverisë, në mënyrë që të bëhet një përdorim optimal dhe efikas i këtyre burimeve për shërbimet shëndetësore emergjente.


Real Madridi ofron një donacion të madh në ndihmën kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Real Madridi ofron një donacion të madh në ndihmën kundër coronavirusit

Në fillim të kësaj jave, Los Blancos dhuruan një sasi të konsiderueshme pajisjesh mjekësore për të ndihmuar autoritetet të shpëtojnë jetë kundër pandemisë globale që e ka ndal çdo aktivitet në planet.

Santiago Bernabeu – stadiumi i Real Madridit

“Faleminderit Real Madridit për kontributin e tyre shumë të rëndësishëm për të përballuar coronavirusin dhe për të na ndihmuar të shpëtojmë jetë”.

“Kam mbyllur me presidentin e tyre Florentino Perez një donacion të madh në çështjet shëndetësore”, ka shkruar politikania  spanjoll Isabel Dias Ayuso në Twitter.

Lionel Messi ndan një milion euro për luftën ndaj coronavirusit
Lexo po ashtu Lionel Messi ndan një milion euro për luftën ndaj coronavirusit

Ka pasur shembuj të shumtë të klubeve spanjolle që kanë ndihmuar në luftën kundër virusit, ku klubi i kategorisë së dytë spanjolle Almeria ka dhuruar 1.2 milionë euro.

Edhe Barcelona dhe kapiteni i tyre, Lionel Messi, kanë dhuruar mjetet financiare për luftën kundër pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori