Real Madridi shumë pranë finalizimit të marrëveshjes së re me top yllin e klubit

Këtë sezon Andriy Lunin e ka dëshmuar definitivisht vlerën e tij tek Real Madridi. 25-vjeçari kishte pasur vështirësi që prej transferimit të tij në 2018, pasi kishte qenë opsioni i dytë pas Thibaut Courtois gjatë sezoneve të fundit, por në mungesë të belgut këtë sezon, ai ka bërë një hap para.
Lunin ka qenë numri një i Real Madridit që nga muaji dhjetor. Kepa Arriazbalaga i cili u transferua për të zëvendësuar Courtoisin verën e kaluar, u la në bankën rezervë për shkak se performancat e Lunin ishin të një niveli mjaft të lart.
Krahas statusit të tij si portier i parë, e ardhmja e Luninit tek Real Madridi ishte vënë në pikëpyetje së fundmi.
Kontrata e tij skadon në 2025, dhe raportimet e fundit kanë sugjeruar se ai mund t’i bashkohet një klubi tjetër këtë verë, aty ku garantohet pozita e startuesit.




















































