Real Madridi propozon një marrëveshje mahnitëse shkëmbimi për transferimin e Konates

Real Madrid thuhet se po përpiqet të realizojë një marrëveshje shkëmbimi për të bindur Liverpoolin të shesë Ibrahima Konate këtë verë. 26-vjeçari ka luajtur një rol kyç në skuadrën e Liverpoolit që nga bashkimi me klubin anglez në vitin 2021, pas transferimit nga skuadra gjermane Leipzig. Deri më tani, mbrojtësi francez ka zhvilluar 132 paraqitje me ‘Të Kuqtë’ dhe ka krijuar një partneritet të shkëlqyer në qendër të mbrojtjes me kapitenin e ekipit, Virgil van Dijk. Megjithatë, javët e fundit janë shoqëruar me spekulime rreth të ardhmes së Konates, teksa po afrohet sezoni 2025/2026. Aktualisht, kontrata e Konates skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe negociatat për një marrëveshje të re thuhet se kanë ngecur.

Megjithatë, Liverpool nuk dëshiron ta humbasë Konaten si lojtar të lirë, duke mësuar nga rasti i Alexander-Arnold. Për të realizuar transferimin e mundshëm këtë verë, thuhet se Real Madridi është i gatshëm të përfshijë një lojtar në ofertë.





































