Mbretërit janë të interesuar ta shesin uellsianin në verë, por oferta e fundit e majme në vlerë 130 milionë euro vjen nga Superliga kineze.

Sipas Diario GOL, kjo ofertë vetëm gjendet në zyrat e Real Madridit.


Los Blancos e kishin blerë Balen nga Tottenham Hotspur në vitin 2013.

GettyImages 930207880 Gareth Bale. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Në atë kohë ata thyen rekordin botëror për transferimin e lojtarëve duke paguar 100 milionë euro.

Ai në sezonet e fundit nuk ka qenë në nivelin e tij, ndërsa lëndimet e kanë penguar jashtë mase.

Oferta e kinezëve pritet të mos pranohet, por çdo ofertë e lartë që vjen nga Evropë do të merret në konsideratë.

GettyImages 927569712 Bale i Real Madrid (Getty)

Gareth Bale, pritet të luftojë në muajt e mbetur që ta sigurojë qëndrimin te Real Madridi.

Uellsiani është kthyer nga lëndimi dhe po luan rregullisht në ditët e fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app