Real Madrid po kthehet sërish drejt talenteve të rinj në futbollin europian dhe tani ka në radarin e tij një nga sensacionet më të mëdha të ligës belge.

Ekipi i Los Blancos po konsideron seriozisht nënshkrimin e Konstantinos Karetsas, një mesfushor sulmues 18-vjeçar që luan për Genkun dhe po zhvillon një sezon që ka tërhequr interesin e disa gjigantëve të kontinentit.


Bordi i gjigantit spanjoll, nën drejtimin e Florentino Perez, ka mbetur i impresionuar nga progresi i futbollistit grek.

Në zyrat e Bernabeut, besojnë se Karetsas përputhet me strategjinë e klubit për të kapur talente të reja para se vlera e tyre në treg të rritet ndjeshëm.

Ngjitja meteoritike e Konstantinos Karetsas te Genk ka qenë një nga fenomenet më të spikatura të futbollit belg këtë sezon.

Megjithëse shumë i ri, mesfushori ofensiv është bërë një pjesë kyçe në sistemin e ekipit të tij.

Numrat e tij shpjegojnë pse Real Madrid është i gatshëm të investojë shumë tek ai. Në 40 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon me gjigantin belg, Karetsas ka shënuar tre gola dhe, më e rëndësishmja, ka dhuruar 16 asistime, tregues që reflektojnë aftësinë e tij për të krijuar raste shënimi.

Sipas informacioneve të ndryshme nga mediat e huaja, klubi madrilen ka vënë një ofertë në tryezë që afrohet në 50 milionë euro./Telegrafi/

telegrafi sport app