Real Madridi në pritje të dënimit të PSG-së nga UEFA për ta blerë Neymarin ose Mbappen

Real Madridi është në pritje të vendimet për Paris Saint-Germain, ku shkaku i FFP (Financial Fair Play), mund të detyrohet të shes lojtarë.Onda Cero shkruan se një rezultat i mundshëm i vendimit të së premtes është që kampionët francezë të detyrohen të shesin lojtarë.
Nëse kjo i ndodh PSG-së , atëherë Madridi do t’i riaktivizojë planet e tyre për të nënshkruar me Neymarin.

Ekziston edhe mundësia tjetër, që klubi parisien t’i ndalohet transferimi i çdo futbollisti për dy afate kalimtare.
Kjo i bie që Kylian Mbappe të kthehet në Monaco, pasi paratë për të nuk janë paguar dhe ai vazhdon të jetë në huazim.

Real Madridi ka qenë i lidhur me të dy lojtarët gjatë 12 muajve të fundit.
PSG mund t’i pengojë duke i kryer disa shitja dhe t’i ndal lojtarët në skuadër. /Telegrafi/


















































