Real Madridi merr fitore spektakolare ndaj Sevillës

Real Madridi ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Sevillës në kuadër të javës së 15-të në La Liga.
Pas vetëm 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Rafa Mir, që u asistua nga Marcos Acuna.
Por, Los Blancos i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Karim Benzemas (32’), falë një gabimi të Bonos.
https://twitter.com/SameenluvMadrid/status/1465057528706842627
Vendasit kishin mundësinë që të përmbysnin rezultatin në minutën e 45-të, por Marco Asensio shpërdoroi një rast perfekt.
Në 45 minutat e dytë, madrilenët ishin më kërkues, duke arritur që të shënonin edhe golin e fitores.
Një mundësi të shkëlqyer e shpërdoroi edhe David Alaba që në minutën e 83-të nuk arriti të mposhte portierin në një distancë të afërt.
Por, në minutën e 87-të, Casemiro asistoi për Vinicius Junior, që realizoi për 2-1, duke i fituar skuadrës së tij tre pikë të mëdha.
https://twitter.com/ViniXtra/status/1465075324128010248
Pas javës së 15-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 33 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Atletico Madridi
Në xhiron e 16-të, skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti do të ketë punë me Athletic Blbaon. /Telegrafi/




















































