Real Madridi ka arritur të fitojë ndaj Barcelonës me rezultat 2-1 në ndeshjen e njohur si El Clasico, të vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidane ka arritur të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur ekipin e Ronald Koeman dhe duke ia ndërprerë serinë prej gjashtë fitoreve radhazi.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Benzema (13’) dhe Toni Kroos (28’) për Los Blancos, ndërsa Oscar Mingueza (60’) shënoi për Blaugranët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori i mysafirëve, Frenkie de Jong, i cili u notua me 7.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për anësorin Sergino Dest që u vlerësua me notë 6.3.

Notat e lojtarëve  

/Telegrafi/

telegrafi sport app