Nuk ka shumë ditë që sollën këngën e re që titullohet “Rrugës”. 

E derisa kjo këngë po pëlqehet shumë, Real 1 dhe Blunt nuk po ndalen me kaq.


Dyshja në festën e 28 nëntorit do të vijnë me një këngë të re, kushtuar kësaj ditë, por në stilin e vet.

Pos kësaj dy emrat e njohur të skenës sonë do të sjellin edhe albumin e tyre të ri, i shtati me radhë.

Kështu të paktën ka treguar Real 1 për Reload të RTV Dukagjinit, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.