Site icon Telegrafi

Reagon SHGM për shkarkimin e 12 gazetarëve të Televizionit “Telma”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shprehë shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Televizionin “Telma”.

“Largimi nga puna i 12 gazetarëve të njohur e me përvojë është shkelje serioze e të drejtave sociale të gazetarëve dhe përkeqësim i mëtutjeshëm i gjendjes me lirinë e mediave. Pohimet e menaxhmentit të televizionit se shkurtimi i vendeve të punës bëhet për shkak të gjendjes së rendë ekonomike të kompanisë janë të pa-bindshme. Kompania që ka problem me humbje dhe tepricë të punësuarish nuk punëson gazetarë të ri, për t’i dëbuar të tjerët që ndër vite kanë punuar aty”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Sipas tyre, është e paqartë se cilat kanë qenë kriteret e zbatuara të menaxhmentit kur i ka shkurtuar vendet e punës. Shantazhimi i gazetarëve të pranojnë uljen e pagave nëse duan të ruajnë vendet e punës është mobing, i cili është i dënueshëm me ligj, transmeton Portalb.

“Prandaj vlerësojmë se zhvillimet e fundit në Telma janë strategji e paramenduar e menaxhhmentit për të pastruar redaksinë informative prej gazetarëve me përvojë dhe kritikë. Pastrim të ngjashëm të redaksive informative më herët ka pasur edhe në media tjera elektronike dhe të shtypura pasi ishte ndryshuar struktura e pronësisë dhe menaxhmenti. Qëllimi i pronarëve të mediave dhe editorëve të ri është t’i shpërfytyrojnë dhe pamundësojnë mediat seriozisht t’i hetojnë keqpërdorimet e pushtetit. Jemi të bindur se largimi nga puna i gazetarëve profesional dhe me përvojë do ta varfërojë ofertën e mediave dhe pluralizmin mediatik percjell portalb. Prandaj ftojmë menaxhmentin e Telma-s të heq dorë nga largimi nga puna apo ulja e pagave të gazetarëve dhe të kërkojë zgjidhje tjera për problemet eventuale të kompanisë”, përfundojnë nga SHGM. /Telegrafi/

Poashtu lexo: Tronditet stafi i televizionit ‘Telma’, largohen 12 gazetarë

Exit mobile version