LAJMI I FUNDIT:

Reagon Policia: Deklarimet e Rexhep Selimit, të pavërteta dhe tendencioze

Reagon Policia: Deklarimet e Rexhep Selimit, të pavërteta dhe tendencioze

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetit Rexhep Selimi, se “drejtori i Policisë së Kosovës s’duhet t’i mbrojë vartësit që kryen veprat penale”.

Policia thekson se në krye me menaxhmentin e saj janë të përkushtuar në zbatim të ligjit dhe në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve konform autorizimeve ligjore, dhe në asnjë rast të vetëm nuk mbrojnë asnjë punonjës apo vartës që mund të bie ndesh me ligjin.

“Sa u përket dyshimeve dhe hipotezave të ngritura nga deputeti Selimi, se kinse drejtori i Policisë së Kosovës po i mbron vartësit që kanë kryer vepra penale, ju sigurojmë se këto deklarime janë të pavërteta dhe tendencioze, pasi që Policia e Kosovës në të gjitha rastet, duke përfshirë edhe rastet e apostrofuara nga deputeti në fjalë, ka marrë masat e duhura konform përgjegjësive ndaj punonjësve të përfshirë në raste penale, po ashtu edhe duke iu referuar rekomandimeve të dala nga mekanizmat ligjorë sipas mandatit ligjor për kryerjen e hetimeve të pavarura”, thuhet në reagim.


Selimi: Inspektorati i Policisë dhe Departamenti për Krime Ekonomike, shenjë e qartë e kapjes së shtetit
Lexo po ashtu Selimi: Inspektorati i Policisë dhe Departamenti për Krime Ekonomike, shenjë e qartë e kapjes së shtetit

Policia e Kosovës më tej thekson se deklarimet e sotme të Rexhep Selimit nuk përkojnë me realitetin objektiv, në tendencën e të prezantuarit të Policisë së Kosovës.

“Siç është i informuar opinioni deri tani vlerësimet e njëpasnjëshme për PK-në qëndrojnë shumë lart dhe këtë e dëshmojnë raportet vlerësuese të bëra nga organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, mekanizmat e BE-së, që janë indeksi më i mirë i performancës, integritetit, etikës dhe suksesit të Policisë dhe lidershipit të saj në vazhdimësi. Ndër vite vlerësohemi si institucioni më kredibil, jo vetëm në vend por edhe rajon dhe ky vlerësim është arritur falë punës së devotshme dhe profesionale të të gjithë zyrtarëve policorë nën udhëheqjen e menaxhmentit të PK-së”, thuhet në reagim.

“Është shumë e qartë se asnjë përgjigje e dhënë nga ne nuk do të kënaqë narracionin e krijuar nga z. Selimi i cili është tendencioz dhe politik, por besimi i qytetarëve të vendit ndaj Policisë është shumë më substancial dhe objektiv se sa deklarimet e z. Selimi. Duke qenë institucion profesional dhe me lidership të dëshmuar do të vazhdojmë të kryejmë të gjitha obligimet ligjore sipas përgjegjësisë që kemi dhe të pandikuar në asnjë formë. Në mënyrën e të kuptuarit të drejtë të përgjegjësisë, transparencës, llogaridhënies dhe vendimmarrjes institucionale PK-ja qëndron brenda të gjithë parametrave të lartcekur dhe është e gatshme të ballafaqohet me këdo që mund të dëshmojë të kundërtën, gjë të cilën PK-ja e ka dëshmuar çdo herë në mënyrën më efikase të mundshme në të gjitha rrethanat”, thuhet më tej.

Policia thekson se ndjehen krenarë për punën që bëjmë në të mirë të sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm të vendit por edhe më gjerë.

“Misioni dhe vizioni i PK-së tejkalojnë interesat e caktuara të secilit individ, si brenda PK-së po ashtu edhe jashtë saj, andaj edhe një herë dëshirojmë të sigurojmë të gjithë qytetarët se jemi koshient dhe të vetëdijshëm për rolin, rëndësinë dhe përgjegjësinë që ka institucioni ynë për sigurinë në vend, por në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që askush dhe për asnjë interes të dëmtojë, linçojë, shantazhojë dhe të denigrojë punën, kontributin dhe sakrificën e asnjë zyrtari policor. Policia e Kosovës dhe menaxhmenti i saj janë të përkushtuar në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës, krahas etikës së lartë, integritetit dhe vlerave që ka PK-ja, ku në vazhdimësi jemi shquar për efikasitet edhe në trajtimin e rasteve kur pjesëtarët e PK-së janë dyshuar për aktivitet të kundërligjshëm. Sidoqoftë, veprimi individual i cilitdo zyrtar policor nuk mund të zbehë imazhin e organizatës policore. Ftojmë të gjithë ata që mund të kenë çfarëdo dyshimi të bazuar ndaj cilitdo zyrtar policor t’i adresojnë ato tek institucionet e pavarura kompetente”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekonomi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
Kalo në kategori