LAJMI I FUNDIT:

Reagon OVL e UÇK: Presidenti dekoroi edhe ata që ishin kundër shtetit, por jo edhe OVL-në

Reagon OVL e UÇK: Presidenti dekoroi edhe ata që ishin kundër shtetit, por jo edhe OVL-në

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur pakënaqësi dhe ka reaguar kundër veprimeve që Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë në rastin e dekorimeve në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, madje edhe njerëz dhe institucione që kanë qenë kundër shtetit, kurse jo edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK, transmeton Telegrafi.

“Sjellja e këtillë tregon joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë punë nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur” .


“Me udhëheqës të tillë, që janë pushtetarë, e jo shtetarë, Kosova po stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj”, thuhet në reagim.

Ndryshe, pas publikimi të listës së institucioneve, organizatave, shoqatave dhe personaliteteve të dekoruara nga presidenti i Kosovës, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie shumë sish refuzuan medaljen presidenciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Lajme
Kalo në kategori