Rusisë nuk i ka pëlqyer vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në pjesën veriore të shtetit, në krye të cilit është. Madje, Ministria e Jashtme ruse ka theksuar se një veprim i tillë “ka mundur të çojë deri ta gjakderdhja dhe destabilizimi i tërë Ballkanit”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se shkuarja e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës në pjesën e banuar me serbë në veri të Kosovës “është një provokim, me qëllim për të frikësuar serbët.”
“Ndërhyrja e brutale e forcave policore të Kosovës në zonat serbe në veri të territorit më 29 shtator, që është në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese mes Beogradit dhe Prishtinës, është një provokim për të frikësuar serbët e Kosovës dhe për të ushtruar presion mbi Serbinë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, të cilën e transmeton agjencia ruse e lajmeve “TASS”.
Në deklaratë thuhet se “veprimi i tillë i ‘papërgjegjshëm’ i autoriteteve të Prishtinës ka mundur të çojë në gjakderdhje të reja dhe destabilizimin e të gjithë Ballkanit”, përcjell Telegrafi.
“Përpjekjet e mëtejshme të Prishtinës për të vendosur kontrollin në pjesën e territorit me shumicë serbe nxit tensionet ndëretnike dhe shfuqizon përpjekjeve shumëvjeçare të bashkësisë ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore të konfliktit”, thuhet në deklaratë.
Zakharova theksoi se “Moska dënon qëndrimin pasiv të forcave ndërkombëtare në Kosovë, të cilat nuk kishin ndërmarrë masa, edhe pse mandati i Këshillit të Sigurimit të OKB-së i obligon të sigurojnë paqe dhe stabilitet në Kosovë”.
Njësia Speciale e Kosovës ROSU ka shkuar të shtunën në veri, në përcjellje të presidentit kosovar, Hashim Thaçi, i cili ka vizituar vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.
Derisa vetë Thaçi ka thënë se vizita e tij atje ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, autoritetet në Beograd e kanë interpretuar atë si “sulm” mbi komunitetin serb.
Thaçi, në një konferencë për media të dielën mbrëma, tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të marrin leje nga askush për vizita nëpër Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova