LAJMI I FUNDIT:

Reagon Haradinaj: Prishtina përjetoi një ngjarje makabre, aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen

Reagon Haradinaj: Prishtina përjetoi një ngjarje makabre, aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen

Kryeministri në detyrë, dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku humbi jetën një person dhe u  plagosën tre të tjerë.

“Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve”, ka theksuar Haradinaj.

Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë
Lexo po ashtu Të gjitha detajet e përleshjes me armë zjarri në Mati 1, në Prishtinë

Ai ka ftuar organet e rendit, që të angazhohen pa ndalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasëve.


“Tronditje!  Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre! Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve.

Plagosja në Prishtinë, arrestohen dy persona
Lexo po ashtu Plagosja në Prishtinë, arrestohen dy persona

Ftoj organet e rendit, që të angazhohen pandalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor. Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve. Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla. Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen”, ka shkruar Haradinaj.