LAJMI I FUNDIT:

Reagon Fetullah Gulen: Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë (Video)

Reagon Fetullah Gulen: Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë (Video)

Kleriku turk Fetullah Gulen ka komentuar për herë të parë arrestimet dhe deportimet e njerëzve të tij nga Kosova, gjatë një operacioni që u zhvillua të enjten e kaluar nga Shërbimi Sekret Turk, ku ishte involvuar edhe pala kosovare.

Në një intervistë me incizim të dobët, Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve.

“Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund t’i duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër. Siç është kidnapimi në Pakistan banditëzm i pastër. Në Myanmar është banditizëm i pastër. Mandej diku vrasje, diku lënie pa zot në mal. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën”, ka thënë Gulen.


Imami, i cili për shkak të konfliktit me Erdogan ndodhet në ekzil në SHBA, nuk e ka përmendur rivalin e tij Erdogan, i cili po e lufton ashpër nën akuzat se është pikërisht Gulen ai që qëndron prapa puçit të vitit 2016.

Po ashtu Gulen nuk ka thënë ndonjë fjalë të ashpër ndaj Kosovës për dallim nga familjet e gylenistëve, të cilat sot thanë se Kosova veproi si një shtet vasal.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori