Bashkimi Evropian përmes një deklarate publike të mërkurën, është shprehur i shqetësuar lidhur me dorëheqjen e disa pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës, të cilët ishin rekrutuar së fundmi nga ky institucion.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës duhet të reflektojnë dhe përfaqësojnë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë.
“Pjesëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës kanë një rol për të luajtur duke kontribuar në sigurinë e komunitetit të tyre përmes policimit të orientuar drejt komunitetit. Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilat thuhet se kanë motivuar dorëheqjen e policëve të saporekrutuar”, ka deklaruar Stano, transmeton Telegrafi.
Ai tutje është shprehur se çdo lloj sjelljeje frikësuese apo kërcënuese ndaj policëve serbë të Kosovës, duke përfshirë edhe akterët e lidhur me Serbinë, është e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë.
“Çdo frikësim i tillë është kundër frymës së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Institucionet e Kosovës duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe multietnike dhe BE-ja nënvizon se një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e kthimit të serbëve të Kosovës në institucione duhet të gjendet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.
Në fund, ai ka theksuar se “BE-ja mbetet e përkushtuar për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, siç është theksuar në deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri në emër të 27 vendeve të BE-së më 3 qershor”.
“Deklarata u tregoi të dyja palëve përgjegjësi të qarta për de-përshkallëzimin me synimin për të organizuar zgjedhje të parakohshme lokale gjithëpërfshirëse në të katër komunat sa më shpejt të jetë e mundur me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës pa parakushte”, ka përfunduar Stano.
Ditë më parë edhe diplomatë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për dorëheqjen e policëve serbë të Kosovës.
Rreth 550 policë serbë në veri – në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – patën dhënë dorëheqje kolektivisht nga Policia e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë patën shpallur konkurs për pranim të policëve të rinj, duke i punësuar 74 të tillë.
Prej tyre, 46 është raportuar se kanë qenë nga komuniteti serb. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN i reagon Valmir Azirit: Fondet shpërndahen në mënyrë transparente, në mbështetje të artistëve shqiptarë
“Komandant Bjeshka”, kandidat për deputet nga LDK – çfarë e shtyu Fadil Hadergjonajn t’i hyjë politikës
Kushtetuesja anuloi ligjin për tatimin solidar, OEMVP thotë se e fitoi betejën
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?