Drejtori menaxhues, Anthony Chukwueke, në grupin Sandesara, ka reaguar lidhur me raportimet për pronarët e tyre, Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara, për ndërprerjen e mandatit si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri, nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me arsyen se ai mund të cënojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi.
Në reagimin e tij ai ka thënë se ky grup ka një prani të madhe të biznesit në të gjithë botën duke filluar nga SHBA, Evropa, Nigeria, Kina, Lindja e Mesme dhe India dhe ka marrëdhënie biznesi në mbi 75 vende në botë.
“Grupi është një shtëpi biznesi shumëkombëshe 35 vjeçare dhe ka kryer bizneset në mbarë botën në mënyrën më etike dhe nuk ka hasur kurrë ndonjë pretendim për keqbërje në cilindo vend ku vepron biznesi i saj. Grupi Sandesara ka investuar në Shqipëri në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit dhe gjithashtu po ndjek aktivisht projekte në Kosovë. Grupi Sandesara është i përkushtuar për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës duke sjellë investime dhe ekspertizë për të krijuar punësim në Shqipëri dhe Kosovë”, ka shkruar në reagim ai.
Reagimi i plotë:
Duke pasur parasysh dezinformimin që mbizotëron në mediat shqiptare në lidhje me pronarët dhe themeluesit e grupit tonë Z. Nitin Sandesara dhe Z. Chetan Sandesara, dëshirojmë të sqarojmë sa vijon në mënyrë që të shmangim dezinformimin.
Grupi Sandesara ka një prani të madhe të biznesit në të gjithë botën duke filluar nga SHBA, Evropa, Nigeria, Kina, Lindja e Mesme dhe India dhe ka marrëdhënie biznesi në mbi 75 vende në botë. Grupi Sandesara ka rekord të madh në krijimin dhe ndërtimin e projekteve shumë komplekse.
Grupi Sandesara ka një prani shumë të madhe në Naftë& Gas, shitje, nxjerrje nafte , LPG, , Farmaceutikë, ndërtim, inxhinieri, magazinim, industri kimike dhe porte privat.
Grupi Sandesara ka vlerë neto prej më shumë se 10 miliardë dollarë dhe punëson më shumë se 15,000 profesionistë në mbarë botën. Z. Nitin Sandesara dhe Z.
Chetan Sandesara gjithashtu kanë kontribuar shuma të mëdha parash në bamirësi në vende të ndryshme.
Z. Nitin Sandesara është nderuar nga qeveritë e ndryshme dhe ka një rrugë në emër të tij në Virxhinia, SHBA si “Sandesara Drive”.
Në vitin 2017 ekzistonte një hetim i dyshimtë për mashtrimet e bankare për kompanitë tona indiane, të hetuara nga agjencitë e Qeverisë së Indisë vetëm për
qëllime politike.
Ky mashtrim bankar i dyshuar gjithashtu është cilësuar si pastrim parash.
Këto janë të gjitha pretendimet dashakeqe, dhe asgjë nuk është provuar në gjykatë dhe në fakt të gjitha këto akuza janë kontestuar nga grupi Sandesara në gjykata të ndryshme në Indi.
Përkundrazi, gjykatat ndërkombëtare kanë konsideruar tashmë se këto veprime të agjencive indiane janë të gjitha të motivuara politikisht dhe transaksionet e thjeshta komerciale janë shtrembëruar duke u quajtur si mashtrime bankare edhe pse bankat janë paguar shumë më tepër para se kredia dhe përveç kësaj kur bankat po mbajnë gjithashtu kolateralin e më shumë se një miliard dollar aktiveve të grupit Sandesara në Indi. Më tej, institucionet ndërkombëtare kanë përcaktuar këto veprime të Indisë si të motivuara politikisht.
Sandesara Group është një shtëpi biznesi shumëkombëshe 35 vjeçare dhe ka kryer bizneset në mbarë botën në mënyrën më etike dhe nuk ka hasur kurrë ndonjë pretendim për keqbërje në cilindo vend ku vepron biznesi i saj.
Grupi Sandesara ka investuar në Shqipëri në sektorin e shërbimve dhe ndërtimit dhe gjithashtu po ndjek aktivisht projekte në Kosovë.
Grupi Sandesara është i përkushtuar për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës duke sjellë investime dhe ekspertizë për të krijuar punësim në Shqipëri dhe Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze