Pierre-Emerick Aubameyang i ka entuziazmuar tifozët e Arsenalit gjatë një bashkëbisedimi me vëllanë e tij, Willy, në Instagram Live.

31-vjeçari ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Topçinjtë, mirëpo u ka dhënë shpresë tifozëve se do ta zgjatë qëndrimin në Emirates Stadium.


Sulmuesi thuhet se është duke biseduar me Arsenalin për kontratë të re, ndërsa kërkon 250.000 funte (276.250 euro) në javë.

auab

Pas vazhdimit të kontratës së Bukayo Saka, ylli nga Gaboni konfirmoi se është duke biseduar me klubin për zgjatjen e kontratës.

Ndërsa kur një tifoz i tha që t’i mbyllte sytë nëse do ta nënshkruante kontratën, Aubameyang bëri diçka të tillë duke e pohuar në këtë mënyrë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ValonAFC/status/1280077915342897154

Pierre Emerick Aubameyang 2 (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app