LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i ashpër i Xhakës për dhunën ndaj të moshuarës: Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj

Reagimi i ashpër i Xhakës për dhunën ndaj të moshuarës: Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj
(Foto: Instagram/granitxhaka)

Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, është shprehur i shokuar me rastin e dhunës fizike të ushtruar nga një infermiere ndaj një të moshuare në Peja – gjë që ka nxitur reagime të shumta nga personalitetet e të gjitha sferave.

Mesfushori që mbron ngjyrat e Zvicrës ka publikuar një sërë pamjesh në InstaStoryn e tij duke e dënuar ashpër këtë rast.

“Jam pa fjalë, i shokuar, nuk mundem ta besoj. Më besoni, nuk kam arritur dot ta shoh gjithë videon deri në fund, aq shumë dhimbje dhe trishtim kam në shpirt. E moshuara, gjyshe, nënë, dhunohet pa mëshirë nga punonjësja e azilit në Pejë. Znj. Aurona Pelaj, akoma më tragjike fakti që pesë të tjera e shikojnë, qeshin dhe filmojnë. A kanë vet këta prindër, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra! Turp, turp, turp.”, ka shkruar fillimisht Xhaka.


(Foto: InstaStory/granitxhaka)

“Këta nuk janë shqiptarët që unë njoh e përfaqësoj. Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndier keq, si kurrë ndonjëherë tjetër. Këta monstra nuk e përfaqësojnë vendin tonë. Jam gjithmonë krenar për mikpritjen, traditën dhe kulturën që kemi. E sidomos kujdesin që ne kemi për prindërit dhe gjyshërit. Kjo duhet të merret shembull nga çdo komb, por kjo e sotmja na ka ulur kokën të gjithëve”, ka shkruar ylli i Arsenalit duke u shprehur i gatshëm të ofrojë “çdo ndihmë dhe mbështetje nëse është nevoja”.

(Foto: InstaStory/granitxhaka)

Në një tjetër publikim, Xhaka e ka theksuar faktin se gruaja e dhunuar fizikisht është nëna e dëshmorit Tulant Nora.

(Foto: Instagram/granitxhaka)

“Guraja e dhunuar sot në azilin e pleqve është nëna e dëshmorit të luftës për çlirimin e Kosovës. Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave dhe monstrave që dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin. Mjerim për këtë brez që po rritet mbi degjenerimin moral dhe tragjedi për nënat dhe baballarët që sakrifikuan gjithë jetën, por nuk e gëzuan as Kosovën, as Shqipërinë nga bishat që po ia pinë gjakun popullit. Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi!”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/granitxhaka)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Kalo në kategori