LAJMI I FUNDIT:

Reagimet e mediave botërore rreth debatit presidencial: Nga kaotik e rraskapitës deri tek fëmijëror

Reagimet e mediave botërore rreth debatit presidencial: Nga kaotik e rraskapitës deri tek fëmijëror

Votuesit amerikanë kanë shikuar debatin e parë presidencial midis Donald Trumpit dhe Joe Bidenit.

Ngjarja ka nxitur gjithashtu një reagim të madh të audiencës botërore që u bashkua në ngjarjen kaotike.

Gazetat dhe komentuesit në të gjithë botën kanë kritikuar tonin dhe taktikat e debatit, transmeton Telegrafi.


Siç ka shkruar The Times në Mbretërinë e Bashkuar, “Humbësi më i qartë nga debati i parë presidencial midis Donald Trumpit dhe Joe Bidenit është Amerika”.

Gazeta shkoi më tej, duke thënë se ngjarja “nuk ishte një debat në plotë kuptimin e fjalës” por përkundrazi, “një grindje e keqe dhe nganjëherë e pakuptueshme midis dy personave të zemëruar që duken se e urrejnë njëri-tjetrin”, raporton BBC.

“Kaotike, fëmijërore, rraskapitëse” – kështu e përshkroi gazeta franceze Liberation debatin e së martës. Le Monde pranoi, duke e quajtur atë një “stuhi të tmerrshme” gjersa presidenti është përpjekur ta ndërpriste dhe të tallej me kundërshtarin.

Analiza e debatit të Der Spiegel titullohet “Një duel TV si një aksident automobilistik”. Gjersa gazeta tjetër gjermane – Süddeutsche Zeitung ka shkruar se “Të dy, Trump dhe Biden mund të shkonin të kënaqur në shtëpi sepse sa i përket shfaqjes teatrore, të dy bënë punën e tyre siç duhet. Donald Trump luajti Donald Trumpin, Joe Biden luajti Joe Bidenin”.

“Asnjëherë politika amerikane nuk ishte zhytur kaq ulët,” shkroi korrespodenti amerikan i La Repubblica, duke e përshkruar debatin si “Kaotik, të vrullshëm dhe të bazuar në përbuzje të ndërsjellë”.

Ndërkohë Il Corriere della Sera tha se refuzimi i Presidentit Trump për të dënuar epërsinë e të bardhëve ishte “një mesazh për amerikanët me ngjyrë”.

Një transmetues e përshkroi atë si një “shkëmbim fyerjesh për një orë e gjysmë”, ndërsa një tjetër tha se nuk kishte “asnjë dialog konstruktiv”.

“Rivalët vazhduan të ndërpresin njëri-tjetrin dhe në vend të një diskutimi të ekuilibruar, ata zgjodhën rrugën e fyerjeve të ndërsjella”, njoftoi televizioni pro Kremlinit, NTV.

Faqet zyrtare kineze të mediave injoruan gjerësisht debatin amerikan, megjithëse disa shkruanin se si dy kandidatët kishin përdorur Kinën për të sulmuar kundërshtarin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kalo në kategori