Reagime në Itali për pezullimin e marrëveshjes së emigrantëve, mediat raportojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri

10:"Webeditor3
Pezullimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri nga Gjykata Kushtetuese shqiptare është kthyer menjëherë në lajm kryesor në mediat e vendit fqinj.
Ansa, La Repubblica dhe Corriere Della Sera kanë raportuar vendimin e gjykatës më të lartë në Shqipëri. Ndërsa “la Stampa” e konsideron vendimin si një “dush të ftohtë” për qeverinë e kryeministres Meloni.
“Një idiotësi europiane”, e konsideroi deputeti italian i të gjelbërve, Angelo Bonelli, paktin mes dy kryeministrave. Ndërsa senatori Ivan Scalfarotto reagoi pas vendimit të gjykatës shqiptare duke theksuar se “kur zgjidhen rrugë të shkurtra kundër parimeve të së drejtës ndërkombëtare, problemet rikthehen herët ose vonë në shtëpi”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































