Motra e Cristiano Ronaldos e ka cilësuar Kampionatin Botëror të këtij viti si më të keqin ndonjëherë në një postim dramatik në rrjetet sociale.

Katia Aveiro, shikoi sesi vëllai i saj u eliminua nga gara në çerekfinale pas humbjes shokuese të Portugalisë nga Maroku.


Ajo nuk është përmbajtur në kritikat e saj ndaj turneut në një postim të fundit dhe refuzoi të tregojë lavdërime për rivalin afatgjatë të Ronaldos, Messin, pas triumfit në finale të turneut.

Katia Aveiro (L) e cilësoi Kupën e Botës të këtij viti si

Duke folur në rrjetet sociale, Aveiro shkroi: “Kampionati Botëror më i keq i të gjitha kohërave... që fatmirësisht na dha një finale të mrekullueshme. Çfarë ndeshjeje. Urime Argjentinës”.

Përveç kësaj, ajo pohoi: “Kylian Mbappe. Ky djalë është joreal. E ardhme e ndritur ju pret. E pabesueshme”.

Në një zhvillim më të fundit, gazeta spanjolle Marca ka raportuar se skuadra saudite Al Nassr pret që Ronaldo të nënshkruajë me ta deri më 1 janar. /Telegrafi/

Motra e Ronaldos shkoi në rrjetet sociale për të lavdëruar Kylian Mbappe për paraqitjen e tij në finale

telegrafi sport app